Google ADS

Presidenti Nishani shpallet Qytetar Nderi i Prizrenit

08:08 | 25 Prill 2017
Arbresh.info

Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani do të shpallet të enjten Qytetar Nderi i Prizrenit.

Kryetari i Kuvendit të Prizrenit, Kujtim Gashi, tha se ky titull Nishanit do t’i ndahet për kontributin që i ka dhënë Kosovës, transmeton “PrizrenPress”.

“Shpallja e presidentit Bujar Nishani Qytetar Nderi të Prizreni bëhet me motivacionin për mbështetjen që i kanë dhënë dhe po i japin shtetit dhe popullit të Kosovës institucionet e Republikës së Shqipërisë”, -tha Gashi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme