Presidenti Meta takohet edhe me kryeministrin Haradinaj

16:26 | 11 Tetor 2017
Arbresh.info

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka pritur në takim presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta. Pas takimit nuk ka pasur prononcim për media, raporton Ekonomia Online.

Meta po qëndron në Kosovë me ftesë të homologut të tij, Hashim Thaçi. Ai është pritur me ceremoni shtetërore në sheshin “Ibrahim Rugova”, për të vazhduar më tej me takimin bilateral me presidentin Thaçi.

Meta pas takimit me Thaçin ka shprehur keqardhjen që Kosova vazhdon të mbetet i vetmi vend të rajon, banorët e të cilit nuk mund të lëvizin pa viza në zonën Schengen.

Thaçi ka pasur një kërkesë për të, që kosovarëve të ju mundësohet lëvizja e lirë,dhe  këta të fundit të marrin nënshtetësi shqiptare.

Ndonëse ka thënë se e mirëpret një kërkesë të tillë, Meta u shpreh se kjo nuk është zgjidhja adekuatet në këtë moment. Presidenti shqiptar ka takuar edhe kreun e Kuvendit, Kadri Veselin e do të ketë takim me krerët e partive parlamentare. Ai do të bëjë homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova dhe në Kompleksin e Memorialit “Adem Jashari” në Prekaz.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme