Google ADS

Presidenti Meta në takim kokë më kokë me Presidentin Thaçi (VIDEO)

11:15 | 11 Tetor 2017
arbresh.info

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta po  zhvillon takim kokë më kokë me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, më pas do të kryesojë bisedimet dypalëshe mes delegacioneve respektive zyrtare, shkruan arbresh.info.

Gjatë ditës do të takohet edhe me Kryeministrin Ramush Haradinaj, me Kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli dhe Zëvendëskryeministrin e Parë dhe Ministrin e Jashtëm Behgjet Pacolli.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur me ceremoni shtetërore presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, në vizitën e tij të parë shtetërore në Kosovë si President.

Vizita e parë shtetërore e Presidentit të Republikës së Shqipërisë në Kosovë përmban edhe takimin me krerët e partive parlamentare si dhe homazhe te Varri i Presidentit Ibrahim Rugova dhe në Kompleksin e Memorialit “Adem Jashari” në Prekaz-Skënderaj./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme