Presidenti Ilir Meta po qëndron në një vizitë në Kosovë.
Presidenti Meta është takuar me kryeministrin Ramush Haradinaj, ku pas takimit iu është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.
Në pyetjen se si e komenton mos përfshirjen e Kosovës në Strategjinë e Bashkimit Europian ai ka thënë duhet të ketë data inkurajuese për të gjithë vendet e rajonit, shkruan arbresh.info.
“Besoj qe në duhet të bëjmë çdo gjë për të përmbushur zotimet tona në rrugën drejt europës.
Është e rëndësishme të ketë ne konsideratë për te gjitha vendet e rajonit që të ketë data inkurajuese.”, ka thënë Mete.
Në mbledhjen e sotme të qeverisë së Kosovës Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje publikimin e strategjisë së Komisionit Eurpna duke e lënë anash Kosovën..
Ai tha se duhet të mbështetet një strategji e BE-së që tregon se kur Kosova mund të jetë pjesë e saj.
“Ka një datë konkrete që deri në vitin 2015 Serbia dhe Mali i Zi, nëse i përmbushin kushtet, do të bëhen pjesë e BE-së. Kur vjen fjala te Kosova ka një konstatim të përgjithshëm”.
“Strategjia ofron kushte dhe kritere të cilat dihet t’i përmbushin vendet e rajonit mirëpo për Kosovën as kushte e as afat. Progresi i Serbisë në anëtarësimin në BE lidhet ngushtë me bisedimet me Kosovën por kjo nuk lidhet askund me Kosovën” ka deklaruar Hoxhaj në mbledhjen e qeverisë.
Ai tha se Kosova mund të shkoj në një status quo pa plan konkret se ku mund të jetë deri në vitin 2025. /Arbresh.info/
NALT: FSK ballafaqohet me sfida të mëdha drejt transformimit...
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Me flamujt kuq e zi në duar/ Mijëra shqiptarë presin Ramën n...
Guardiola pas humbjes nga Tottenham: Ne do të ngritëmi
Izraeli thotë se një rabin është vrarë në Emiratet e Bashkua...
Edi dhe Xheneta diskutojnë në lavanderi, ndërsa Gjesti i për...