President i Shqipërisë, Ilir Meta, pasi ka festuar natën e ndërrimit të viteve në Shqipëri, ka zgjedhur që bashkë më familjen të udhëtojë drejtë Kosovës.
Në një kohë kur Kosova, ndodhet në një moment delikat, siç është ideja e diskutimit të kufijve, si dhe kur ende nuk janë liberalizuar vizat, kreu i Shtetit shqiptar, ka zgjedhur Pejën për të përcjellë një mesazh shumë domethënës, të asaj se Kosova nuk është vetëm.
Po ashtu, Kosova ka ndërmarrë edhe një nismë shumë të madhe, siç është ajo e vendosjes së taksës prej 100% ndaj produkteve serbe dhe boshnjake.
Edhe pse kjo taksë ka shkaktuar shumë revoltë në komunitetin Europian, duket se kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj është i vendosur për ta çuar deri në fund procesin, në mënyrë që Kosova të përfitojë liberalizimin e vizave, shkruan 55news.al.
Ashtu si përherë, edhe këtë herë kreu i Shtetit, përmes kësaj vizite në Kosovë do të përcjellë mesazhin se trojet shqiptare nuk do të jenë asnjëherë vetëm, pasi do të kenë përherë mbështetjen e shtetit shqiptar, e ku kjo mbështetje është shtuar shumë me Metën President.
E po ashtu, vizita e Metës në Kosovë vjen në një kohë që SHBA ka shtuar interesin ndaj Kosovës.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...