Google ADS

Presidenti lajmërohet nga Tirana, tregon kur do të flasë për Hagën

18:02 | 17 Korrik 2020
Arbresh.info

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka njoftuar përmes Facebook’ut se ka arritur në Tiranë.

Ai ka shkruar se nesër në ora 20:00 do të flasë për intervistimin e tij në Hagë.

“Sapo kam zbritur në Tiranë, nga kthimi prej Hagës dhe në mbrëmje do të arrij në Kosovë. Nesër në orën 20:00 do të flas për katër ditët e kaluara në Hagë. Ju uroj një fundjavë të bukur. Ju siguroj se askush nuk mund ta rishkruajë historinë tone”, ka shkruar presidenti.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme