Një autobus me targa të Kosovës, i cili po udhëtonte drejt Frankfurtit nga Prishtina, ka pësuar aksident të rëndë duke dalë jashtë rrugës afër Slavonski Brod.
Deri më tani të paktën dhjetë persona kanë vdekur gjersa dhjetëra të tjerë kanë pësuar lëndime.
Pas kryeministri kroat, tashmë edhe presidenti Zoran Milanoviq ka reaguar duke shprehur ngushëllimet.
“Shpreh ngushëllimet e mia për familjet e pasagjerëve që vdiqën në aksidentin e trafikut që ndodhi këtë mëngjes pranë Slavonski Brod. Jam me autoritetet dhe popullin e Kosovës në këto momente të trishtuara për të gjithë ata. U uroj udhëtarëve të plagosur shërim të shpejtë”, shkroi presidenti kroat në Facebook.
“45 persona janë pranuar në spital gjatë mëngjesit, të cilët kërkuan ndihmë mjekësore pas një aksidenti të rëndë të autobsit kosovar. Tetë prej tyre janë në gjendje të rëndë”, ka njoftuar spitali rajonal i Slavonski Brod.
Ndryshe, kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq ka konfirmuar vdekjen e dhjetë personave gjersa në vendin e ngjarjes ka shkuar edhe Ministri i Shëndetësisë së Kroacisë, Vili Berosh. /Telegrafi/
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...
Kurti dhe Peci në Gjakovë, përurojnë nisjen e punimeve të pr...
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek