Google ADS

Presidenti kërkon miratimin e demarkacionit nga Kuvendi (VIDEO)

20:00 | 13 Shtator 2017
M. A.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se çështja e Demarkacionit me Malin e Zi është ne duart e vetë kosovarëve, duke kërkuar  miratimin e tij nga Kuvendi i Kosovës, shkruan arbresh.info.

“Çështja e demarkacionit nuk është çështje ndërshtetërore në mes të Kosovës dhe Malit të Zi por është e vetë kosovarëve qe duhet të marrin vendimin e tyre në parlamentin e Kosovës”, tha presidenti Thaçi.

Ai këto komente i bëri në ambientet e ceremonisë së nënshkrimit të programit me Korporatën Sfidat e Mijëvjeçarit.

Presidenti Thaçi foli edhe për perspektiven e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë, që pritet të hyjnë në një fazë të re./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme