Google ADS

Presidenti Ilir Meta nesër në takime “private” në Medvegjë

13:05 | 24 Nëntor 2017
Arbresh.info

Kryetari i i trupit koordinues për  Preshevë Bujanoc dhe Medvegjë , Zoran Stankoviq ka thënë se organet shtetërore të Serbisë kanë miratuar takimin e Presidentit të Shqipërisë Ilir Meta në Komunën e Medvegjës, e që është informuar si takim privat, transmeton arbresh.info.

“Presidenti i Shqipërisë do të vijë në takim privat për të cilin janë informuar dhe e kanë miratuar organet shtetërore. Kryetari i Komunës së Medvegjës Nebojsha Arsiq dhe unë do ta presim atë së bashku” , ka tënë Stankoviq. /arbresh.info /

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme