Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se do të ndjekë me zell akuzat për krime lufte kundër forcave ruse në rajonet e pushtuara të vendit.
Gjatë fjalimit që mbajti mbrëmë para popullit ukrainas, Zelensky tha se hetuesit do të bëjnë të pamundurën për të identifikuar autorët e krimeve.
“Ne tashmë po bëjmë gjithçka që është e mundur për të identifikuar sa më shpejt të gjithë ushtrinë ruse të përfshirë në këto krime”, tha ai, raporton BBC, transmeton arbresh.info
“Kjo do të jetë një punë e përbashkët e shtetit tonë me Bashkimin Evropian dhe institucionet ndërkombëtare, në veçanti me Gjykatën Penale Ndërkombëtare. Të gjitha krimet e pushtuesve janë të dokumentuara. Është siguruar baza e nevojshme procedurale për nxjerrjen e ushtarakëve fajtorë rusë para drejtësisë për çdo krim që ata kryejnë”, tha ai.
Udhëheqësi ukrainas shtoi se ai kishte diskutuar statusin e hetimeve me presidenten e Komisionit të BE-së Ursula Von Der Leyen, presidentin polak Andrzej Duda dhe kancelarin austriak Karl Nehammer.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...