Presidenti i UEFA-s e viziton Kosovën

18:39 | 15 Gusht 2017
Arbresh.info

Të enjten më 17 gusht për vizitë zyrtare në FFK, do të vjen presidenti i UEFA-s, z. Aleksander Çeferin, të cilin do ta presë presidenti i FFK-së z. Fadil Vokrri me bashkëpunëtorë.

Presidenti Çeferin pas takimeve në FFK do të ketë edhe takime tjera nga krerët e shtetit të Kosovës.

FFK dhe Kosova është e nderuar me këtë vizitë të njeriut të parë të UEFA-s, duke marrë për bazë që kjo është vizita e tij e parë në rajon prej kur është zgjedhur president i UEFA-s,  si dhe kontributi i tij i jashtëzakonshëm në pranimin e FFK-së në UEFA dhe FIFA sa ishte kryetar i FF të Sllovenisë. Presidenti Çeferin do të jetë i shoqëruar edhe nga tre zyrtarë të UEFA-s.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme