Presidenti i Sllovenisë nesër në Kosovë, takohet me Presidenten Osmani

14:30 | 12 Maj 2021
Përparim Bublaku

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor nesër viziton Kosovën dhe do të takohet me homologen kosovare Vjosa Osmani.

Takimin bilateral mes dy presidentëve dhe vizitën e kreut të shtetit slloven në Kosovë për arbresh.info e ka konfirmuar këshilltari për media i presidentes Osmani, Bekim Kupina.

”Po, presidenti slloven, Borut Pahor, do të arrijë nesër në Prishtinë, dhe do të ketë takim me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani”, u shpreh ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme