Presidenti i Shqipërisë viziton Luginën e Preshevës

07:54 | 7 Mars 2017
Arbresh.info

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani sot do ta vizitojë Luginën e Preshevës.

Vizita e Presidentit Nishani është historike dhe për të pritur sa më mirë Presidentin, rrugët dhe sheshet e tre komunave shqiptare, janë mbushur me flamuj, fotografi të Presidentit dhe mbishkrimin “Mirë se na vjen President!”

Vizita e Nishanit pritet me shumë dashuri nga shqiptarët e Luginës, ndërsa shpresojnë se kjo vizitë do të fillojë ndryshimin për të mirë të gjendjes së shqiptarëve në Luginë, duke rivendosur vëmendjen e shtetit shqiptar në Luginë

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme