Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama gjatë vizitës në Bruksel është takuar me Presidentin e BE-së, Donald Tusk.
Në një postim në rrjetet sociale, Tusk ka bërë të ditur detaje nga takimi.
“Takim i frytshëm me kryeministrin shqiptar përpara Samit të Ballkanit Perëndimor më 17 maj në Sofje të Bullgarisë. Duhet të mbahet vrulli i tanishëm për reformat e sundimit të ligjit për të avancuar në rrugën drejt BE-së”, shkruan Presidenti Tusk.
Për takimin ka bërë një postim edhe Kryeministri Rama. “Në Bruksel me Presidentin e Këshillit Europian, Donald Tusk, i cili vlerësoi ecurinë e reformave kurajoze në Shqipëri si një shembull pozitiv për krejt rajonin”, shkruan Rama./arbresh.info/
Kanadaja, Meksika dhe Kina i përgjigjen kërcënimeve të Trump
Konjufca fton mërgimtarët që të regjistrohen për zgjedhjet e...
Liga e Kampionëve vjen me nëntë ndeshje sot – vëmendja te de...
Vazhdon fushata globale `16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës...
Momenti kur Gjesti nga xhelozia i shtyn Xhenetën dhe Vullnet...
Parashikimi i moti në Shqipëri