Sipërmarrësi kosovar, Rrahim Pacolli, ka pranuar një mesazh miqësor nga presidentin e qendrës “Simon Wiesenthal” në Britaninë e Madhe, Graham Morris.
Këtë e ka bërë të ditur vet Pacolli, përmes një postimi në Facebook.
Pacolli, thotë se miqësia shqiptaro-hebreje ka zënë fill prej dekadash dhe vazhdon të jetë e fortë,raportona arbresh.info.
“Falënderoj mikun e kamotshëm, presidentin e qendrës Simon Wiesenthal në Britaninë e Madhe, Graham Morris për këtë mesazh. Miqësia shqiptaro-hebreje ka zënë fill prej dekadash dhe vazhdon të jetë e fortë. Jemi të përkushtuar që të vazhdojmë bashkëpunimin dhe të shkojmë përpara si shtete për paqe dhe një të ardhme më të mirë, ka shkruar Pacolli në Facebook.
Ai, ka postuar edhe mesazhin e dërguar nga miku i tij Graham Morris nga Britaninë e Madhe.
“I nderuari Rrahim Pacolli ne jemi të kënaqur me lajmet e mira dhe presim të bashkëpunojmë për të çuar përpara interesat e Izraelit, Shqipërisë dhe Kosovës me ndihmën tuaj. Përshëndetje vëllazërore dhe urimet më të mira për ju”, thuhet në letrën e Graham Morris./arbresh.info/
Postimi i plotë:
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...