Presidenti i Odes Ekonomike Frankofone në Kosovës, Rrahim Pacolli sot është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të Asamblesë Parlamentare Frankofone, Jacques Krabal.
Pacolli ka thënë se gjatë këtij takimi është diskutuar për kontribuimin e organizatës KOCAF në zhvillimin ekonomik të Kosovës, në bashkëpunim me kompanitë frankofone, duke ndikuar kështu edhe në interesimin e të rinjëve për këtë gjuhë si mundësi për punësim.
Statusi i plotë
Sot na nderoi me prezencën e tij Sekretari i Përgjithshëm i Asamblesë Parlamentare Frankofone, Z. Jacques Krabal, në Qendrën Frankofone Universitare te Fakulteti i Filologjisë.
Gjatë këtij takimi u diskutua për kontribuimin e organizatës KOCAF në zhvillimin ekonomik të Kosovës, në bashkëpunim me kompanitë frankofone, duke ndikuar kështu edhe në interesimin e të rinjëve për këtë gjuhë si mundësi për punësim.
Shfrytëzova rastin të falënderoj Kryetarin e Parlamentit Z.Kadri Veselin për përkrahjen e tij në aktivitetet tona dhe poashtu Presidentin Z.Hashim Thaçi që mori pjesë me tre ministrat e tij në takimin tonë në Paris me organizatën MEDEF, duke lënë kështu dyert e hapura për bizneset internacionale që vijnë në Kosovë.
Si përfundim, u debatua për përmirësimin e imazhit të Kosovës tek vendet frankofone, me qëllim që të nxitet sa më shumë investimi nga kompanitë e jashtme në Kosovë, të krijohet një ndjenjë sigurie dhe mirëpritjeje për këta investitorë. RrP
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...