Google ADS

Presidenti i Malit të Zi nesër në Kosovë

14:47 | 17 Maj 2022
S D

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, nesër pret për vizitë zyrtare Presidentin e Malit të Zi, Milo Đukanović, shkruan arbresh.info.

Në orën 10:00, Presidentja Osmani do ta presë Presidentin Đukanović me nderimet më të larta shtetërore, në sheshin “Ibrahim Rugova”, Prishtinë.

Pas ceremonisë së pritjes, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu zhvillon takim me Presidentin e Malit të Zi, Milo Đukanović, si dhe në fund të takimit Presidentja Osmani dhe Presidenti Đukanović mbajnë konferencë për media, thuhet në komunikatën për media./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme