Presidenti i “Mabetex Group”, Afrim Pacolli nderohet me çmimin “Qytetar nderi” i Astanës

14:33 | 1 Korrik 2024
L G

Presidenti i “Mabetex Group”, Afrim Pacolli, u dekorua sot “Qytetar nderi” i Astanës.

Ky çmim i veçantë u dorëzua nga kryetari i Astanës,  Zhenis Makhmuduly Kassymbek, duke njohur kontributet e mëdha të Pacollit në zhvillimin e qytetit, raporton Arbresh.info.

Pjesë e kësaj ceremonie ishte edhe zëvendes Presidenti i “Mabetex Group”,  Agim Pacolli.

Ky çmim ipet me urdhër të Presidentit të Kazakistanit. Kjo është njëra ndër shumë dekoratat që Pacolli ka pranuar nga ky shtet.

Pacolli, duke falënderuar Presidentin e Republikes se Kazakistanit Kassym Jomart Tokayev, Kryetarin e Astanës,  Zhenis Makhmuduly Kassymbek dhe deputetët e pranishem, u shprehë se ky çmim është motiv shtesë për të punuar edhe më shumë për qytetin e Astanës.

“Ky çmim ju shtua shumë çmimeve të tjera që kam pranuar nga shteti i Kazakistanit dhe është një motiv shtesë për të punuar edhe më shumë për qytetin e Astanës.”

Ai falënderoi me zemër gjithë familjen e tij për përkrahjen e pashtershme që i japin gjatë gjithë kohës dhe gjithë bashkëpunëtorët e “Mabetex Group”, të cilët janë pjesë e këtij çmimi.

“Kjo dekoratë nuk është vetëm e imja por edhe e gjithë familjarëve dhe bashkëpunëtorëve të “Mabetex Group,” shtoi  Pacolli.

Ngjarja vuri në pah përkushtimin e Pacolli dhe përpjekjet bashkëpunuese të “Mabetex Group” në kontributin për rritjen dhe prosperitetin e Astanës.

Nderimi është një dëshmi e punës së palodhur dhe përkushtimit të Pacolli dhe Mabetex Group në zhvillimin e së ardhmes së qytetit./Arbresh.info/

Të ngjashme