Presidenti i La Ligës, Javier Tebas beson se shkalla e lartë e taksave e Spanjës ka kontribuar në largimin e Cristiano Ronaldos nga Real Madridi dhe po pengon rritjen e ligës.
Ronaldo u largua nga Real Madrid pas nëntë sezoneve për t’u bashkuar me Juventusin në një transferim 105 milionë eurosh më parë këtë muaj. Shkalla më e lartë e taksave në Itali është 46.29 për qind, krahasuar me 52 për qind në Spanjë.
“Transferimi në Itali e favorizon atë, sepse do të fitojë më shumë para se këtu”, tha Tebas për Marca TV.
“Në pikëpamje ndërkombëtare, në Spanjë kemi një problem që nuk mund të garojmë nga pikëpamja fiskale”.
“Kur vjen puna për të ofruar të njëjtën pagë nga Real Madridi, Ronaldo merr më shumë pagë neto në Itali, e cila gjë ka ndikuar në vendimin e lojtarit”.
“Nga ligat e mëdha, lojtarët më së keqi trajtohen fiskalisht jnë Spanjë. Kur fitoni shuma të mëdha parash, atëherë diferenca e vogël është tashmë një shumë parash për një lojtar”.
“Ne duhet të punojmë për këtë sepse kjo situatë fiskale na penalizon dhe na pengon të rritemi si një Ligë”, tha ai.
Muajin e kaluar, mediat kanë raportuar se Ronaldo kishte arritur një marrëveshje me autoritetet tatimore spanjolle për të shmangur burgimin dhe të paguaj një gjobë prej 18.8 milionë eurosh.
Ronaldo, muajin e kaluar u shpall sportisti i tretë më i paguar i botës nga revista Forbes, ku ka një kontratë të përhershme me Niken në vlerë rreth 1 miliard dollarë si dhe merret me reklamat duke përfshirë markat e Tag Heuer.
Kapiteni portugez gjithashtu ka një linjë të produkteve të markës CR7 si dhe një zinxhir hotelesh.
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...
Salah dëshiron të vazhdojë me Liverpoolin, por s’ka as...
Osmani takon mërgimtarët në Kanada: Kudo, një copëz Kosove &...
GJKKO dënon me 2 vjet e 8 muaj burg ish-kryebashkiakun e Dur...
Murati – Bajramit: Hykmete, s’paske mësu as sot, ulu njësh