Google ADS

Presidenti i Kosovës: U jemi mirënjohës shteteve për afirmimin e Kosovës në familjen frankofone

15:28 | 11 Tetor 2018
M. A.

Presidenti Thaçi e ka dhënë lajmin për avancimin e statusit të Kosovës në Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë.

Thaçi u ka shprehur mirënjohje shteteve anëtare për afirmimin e Kosovës në familjen frankofone.

“Lajmi i mirë i radhës për Kosovën vjen nga Armenia. Nga vëzhguese, Kosova u bë anëtare e asociuar e Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë. U jemi mirënjohës shteteve anëtare për afirmimin e Kosovës në familjen frankofone dhe për mbështetjen e vazhdueshme të tyre”, ka shkruar Thaçi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme