Gati në 700 ka mbërritur numri i dekoratave të ndara nga presidenti Hashim Thaçi.
Një numër të tillë, Presidenti Thaçi e ka mbërritur për tre vjet që është në postin e presidentit, ndërsa e dyta në listë, ish-presidentja Atifete Jahjaga, për 5 vjet kishte ndarë 550 dekorata, raport KTV.
Ish-presidenti Fatmir Sejdiu ishte njëri prej presidentëve më duarshtrënguar kur bëhet fjalë për dekorata.
Kjo nga analistët po shihet si një tentim i presidentit aktual që përveç tjerash, ta rrisë besueshmërinë ndaj tij.
E nga mbi 1500 dekorata që janë ndarë nga të gjithë presidentët e vendit, ka edhe personalitete që janë nderuar 3 herë me medalje të ndryshme.
Presidenca nuk është përgjigjur në pyetjen e dërguar për të kuptuar arsyetimet për ndarjen e disa prej dekoratave të fundit.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...