Shënimi i Ditës së Armëpushimit në Luftën e Parë Botërore në Paris të Francës bëri bashkë liderët e gjithë botës.
Emrat më të rëndësishëm të politikës udhëheqëse në botë u bënë bashkë në të njëjtin vend.
Por jo të gjithë patën mundësi të ulen në vendet më të veçanta. Për dallim nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ishte pikërisht i pari i shtetit të Kosovës, Hashim Thaçi i cili në këtë shënim u ul në binën A, në të cilën ishin ulur liderët shtetëror dhe të organizatave më të fuqishme të botës.
Por jo vetëm kaq. Thaçi është ulur në afërsi të kancelares gjermane, Angela Merkel, presidentit francez Emmanuel Macron si dhe presidentit rus, Vladimir Putin edhe tani në ballë të Forumit të Paqes.
Përderisa përfaqësuesit e vendeve të tjera të rajonit nuk janë pozicionuar në këtë vend, Thaçi është ulur në afërsi të liderëve më të mëdhenj botëror.
Madje lidhur me këtë ka reaguar edhe vetë presidenti serb, Aleksandar Vuçiq i cili ka pyetur se si është e mundur të ndodhë një gjë e tillë.
Mediat serbe nuk kanë hezituar ta quajnë edhe skandal pozicionimin e Thaçit në shënimin 100 vjetorit të armëpushimit në Luftën e Parë Botërore por edhe në Forumit të Paqes.
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...