Presidenti i Këshillit Evropian mirëpret rinisjen e dialogut Kosovë – Serbi

18:16 | 16 Korrik 2020
Arbresh.info

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel ka mirëpritur rinisjen e dialogut Kosovë – Serbi pas 20 muajve.

Michel se rinisja e dialogut tregon përkushtimin e dy palëve në këtë proces të rëndësishëm, shkruan portali arbresh.info.

“Pas takimeve me presidentin Aleksandar Vucic dhe kryeministrin Avdullah Hoti, mirëpres rinisjen e dialogut Beograd-Prishtinë dhe përkushtimin e të dyja palëve në këtë proces të rëndësishëm”, thuhet në njoftimin e Michel.

Ai gjithashtu ka shprehur mbështetjen për përpjekjet e Borrellit për t’i mbledhur palët rreth tavolinës.

“Mbështes plotësisht përpjekjet e Josep Borrellit, i cili ka thirru takimin sot në Bruksel”, tha ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme