Google ADS

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk qëndron sot në Kosovë

07:35 | 26 Prill 2018
Arbresh.info

Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk do të vizitojë sot Prishtinën për të diskutuar marrëdhëniet dypalëshe me mes Republikës se Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Qëllimi kryesor i vizitës është të përgatitet për Samitin e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në Sofje më 17 maj.

Me këtë rast Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim Presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk ku pas takimit do të kenë një adresim për media.

Do të jetë gjithashtu një mundësi për të diskutuar marrëdhëniet dypalëshe me Bashkimin Evropian.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme