Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 17 Shkurtit, Ditës së Pavarësisë së shtetit, ka pranuar telegram urimi nga presidenti i Italisë, Sergio Mattarella.
“Në vazhdën e miqësisë dhe afërsisë që bashkon vendet tona, Italia do të vazhdojë ta mbështes Kosovën në përpjekjet e saj për konsolidimin e institucioneve demokratike, në një perspektivë evropiane që urojmë se do të jetë gjithnjë e më e prekshme. Në këtë frymë do të vazhdojmë të punojmë për ta sjellë Kosovën dhe shoqërinë e saj civile më afër Evropës, veçanërisht brezat e rinj”, thuhet në telegramin e Presidentit Mattarella, shkruan arbresh.info.
Presidenti Mattarella ka thënë se Italia do të vazhdojë të jetë në ballë sa i përket paqes dhe sigurisë në Ballkan.
“Këtë e dëshmon roli ynë në misionin e NATO-s, KFOR-it të cilin do të vazhdojmë ta garantojmë pa iu shmangur angazhimeve tona”, thuhet përveç tjerash në telegramin e Presidentit të Italisë, Sergio Mattarella.
Bashkëngjitur gjeni telegramin e urimit.
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...