Google ADS

Presidenti i Bullgarisë takon Komandantin e KFOR-it në Prishtinë, diskutojnë rreth bashkëpunimit

12:09 | 23 Dhjetor 2023
E.K

Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, sot ka vizituar zyrat e KFOR-it ku është pritur nga Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutas në Film City në Prishtinë.

Komandanti i KFOR-it në takim ka shprehur vlerësimin e tij për mbështetjen dhe kontributin e Bullgarisë në misionin e KFOR-it

“Presidenti i Republikës së Bullgarisë,Rumen Georgiev Radev ka vizituar komandantin Özkan Ulutaş, në Camp Film City, në Prishtinë. Gjatë takimit, Komandanti i KFOR-it shprehu vlerësimin e tij për kontributin e patundur të Bullgarisë në misionin e KFOR-it”, thuhet në njoftimin e KFOR-it./Arbresh.info

Të ngjashme