Presidenti, Hashim Thaçi, ka takuar kancelaren gjermane, Angela Merkel, gjatë qëndrimit në Paris.
Në këtë takim, Thaçi thotë të kenë folur për negociatat me Serbinë të ndërmjetësuara nga Bashkim Evropian.
“Unë gjithashtu kisha një bisedë të shkurtër me kancelaren gjermane Angela Merkel në #Paris. Ne diskutuam për mundësinë për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse paqësore për Kosovën dhe Serbinë. Ne të dy u pajtuam se mbështetja e Gjermanisë është vendimtare për këtë marrëveshje dhe anëtarësimin tonë në BE,” ka shkruar presidenti Thaçi në Twitter.
Mbështetje për një marrëveshje të tillë, gjatë qëndrimit në Paris, Thaçi thotë ta ketë marrë edhe nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump./arbresh.info/
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...