Katër nga shtatë të burgosurit që fali presidenti Hashim Thaçi janë në burg për vrasje apo vrasje në tentativë.
Një gruaje dhe tre burrave u është falur pjesa e mbetur e dënimit ndërsa tre të tjerëve u janë falur disa vite nga dënimet e tyre.
Lirije Gërguri është falur nga presidenti. Gërguri është dënuar me katër muaj burg për veprën: shkelje e urdhrit mbrojtës dhe lëndim i lehtë trupor.
Presidenti i ka falur asaj pjesën e mbetur të dënimit pra 28 ditë pasi dënimi i saj i rregullt ka qenë deri më 20 mars të këtij viti.
Haxhi Jahaj është një tjetër i falur nga ana e presidentit. Jahaj është i dënuar për rrezikim të trafikut publik. Për këtë vepër Jahaj është dënuar me 1 vit e tre muaj burgim. Atij i është falur pjesa e mbetur e dënimit e cila me rregull do të përfundonte në shtator të këtij viti. Jahaj do të lirohet nga burgu më 7 qershor të këtij viti.
Fadil Binaku, i faluri tjetër nga presidenti, është duke mbajtur burg për rrezikim të trafikut publik. Ai është dënuar me 2 vjet e 3 muaj burg. Atij i janë falur tre muaj ndërsa do të lirohet më 26 shkurt.
Ridvan Syla, një tjetër i falur, është i dënuar me dy vjet e 3 muaj burg për vrasje në tentativë, shkaktim i rrezikut të përgjithshëm si dhe mbajtje në kontroll dhe posedim i armëve. Presidenti atij i ka falur tre muaj ndërsa lirimi i tij do të bëhet në janar të vitit të ardhshëm.
Isa Mazreku është i dënuar me 14 vjet burg për vrasje dhe armëmbajtje pa leje. Presidenti Thaçi i ka falur Mazrekut katër vjet. Mazreku do të lirohet më 14 tetor të vitit 2021.
Valbona Zogaj, një tjetër e falur, është e dënuar me burg për vrasje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje. Ajo është dënuar me 18 vjet burg. Presidenti asaj i ka falur vetëm 2 vjet burg. Lirimi i Zogajt do të bëhet me 7 shkurt të vitit 2024.
Hamit Hyseni, i faluri i fundit i presidentit, është dënuar për vrasje. Ai po qëndron në Burgun e Sigurisë së Lartë. Dënimi i Hysenit është paraparë të jetë rreth 16 vjet. Atij i janë falur 3 vjet burgim ndërsa do të lirohet më 27 gusht të vitit 2023./Arbresh.info
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...