Presidenti i Republikës së Kosovës, njëkohësisht Komandant Suprem i FSK-së, Hashim Thaçi ka thënë se dita e sotme është ditë historike por edhe normale dhe e zakonshme pasi kemi ushtruar të drejtën tonë për të themeluar ushtrinë.
“Rrugëtimi i Ushtrisë së Kosovës është i gjatë që nga themelimi i UÇK-së, luftës heroike që është zhvilluar për të arritur në themelimin e TMK-së, FSK-së, për të ardhur te kjo ditë e madhe”.
Thaçi në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se meritat për themelimin e Ushtrisë së Kosovës u takojnë gjithë qytetarëve të Kosovës.
“Pa luftën heroike të UÇK-së nuk do të ishim as të lirë, as të pavarur, as sovran dhe nuk do të arrinim këtë ditë të madhe që ëndrrën tonë ta shndërronim në realitet”, deklaroi Thaçi, përcjell Telegrafi.
Duke folur për veshjen e uniformës ushtarake, Thaçi thotë se ishte koha që të ushtrojë këto kompetenca dhe të respektoj kushtetutën.
“Në kohën e luftës kam veshur uniformën e luftës…Sa e kam dashur uniformën e UÇK-së, e dua dhe e respektoj edhe uniformën e FSK-së. E vesha tash pasi pas pesë vitesh vonesë arritëm ta miratojmë ligjin për ushtrinë”.
Presidenti ka përshëndetur edhe votimin e gjithë spektrit politik shqiptar dhe joshqiptar, por është gëzuar shumë edhe nga festa e qytetarëve anë e mbanë Kosovës.
“Sot e kemi ndier mungesën e komandantit të parë të FSK-së, Sylajmen Selimi, të cilin dua ta falënderoj për kontributin e tij në vënien e bazave të FSK-së në rrafshin profesional. Por, jetojmë në rrethanat si jetojmë…”, tha ndër të tjera presidenti Hashim Thaçi.
Policia zhvilloi 460 ligjërata në shkollat e Prishtinës gjat...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%
Hasani pret homologun polak: Jemi të gatshëm të punojnë së b...
Policia organizon punëtorinë për rishikimin e strategjisë së...
Ndalohen për 48 orë dy sllovakë dhe një kosovar, dyshohet se...
Krasniqi pret në takim lamtumirës Hovenierin, e falënderon p...