Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dënuar sulmin ndaj gazetarit Parim Olluri, i cili u sulmua mbrëmjen e së mërkurës.
Thaçi përmes Facebook-ut, ka kërkuar nga organet e rendit që të veprojnë menjëherë dhe sulmuesit të dalin para drejtësisë.
“Sulmi ndaj gazetarit Parim Olluri është i patolerueshëm në shtetin të cilin e kemi ndërtuar mbi vlerat e demokracisë, respektimit të të drejtave të njeriut dhe shprehjes së lirë”, shkruan Thaçi.
“Parimit dhe bashkëshortes së tij u uroj shërim të shpejtë, derisa nga organet kompetente kërkoj veprime të vendosura dhe të shpejta, në mënyrë që sulmuesit të dalin para drejtësisë”.
Gazetarët nuk duhet të dekurajohen nga akte të tilla kriminale. Përkundrazi. Ata duhet të vazhdojnë, me një vendosmëri të pathyeshme, rolin e tyre të pazëvendësueshëm në një shoqëri demokratike”.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...