Presidenti Clinton publikon fotografi nga vizita që u bëri refugjatëve nga Kosova më 1999

23:52 | 20 Qershor 2024
E.G

Në shënim e 20 qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Refugjatëve, Qendra Presidenciale Clinton ka publikuar disa fotografi nga vizita që ish presidenti amerikan Bill Clinton dhe familja e tij, zhvilluan në Maqedoni në qershor 1999 ku po strehoheshin refugjatët e ikur nga lufta në Kosovë.

“Familja Clinton vizitoi fëmijët dhe familjet kosovare në qershor të vitit 1999, pas përfundimit të suksesshëm të misionit të NATO-s për t’i dhënë fund luftës në Kosovë. Presidenti Bill Clinton angazhoi SHBA-në për të ndihmuar refugjatët të rindërtojnë jetën dhe komunitetet e tyre.”, shkruan kjo qendër./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme