Presidenti amerikan, Joe Biden njihet për shumë vite si mbështetës i Kosovës. Analistët thonë se Kosova duhet ta shfrytëzojë këtë rast kur në krye të SHBA-së është një personalitet si Biden.
Profesori Avdi Smajlaj thotë se qeveria e re duhet të punojë ngushte me Administratën e Bidenit.
“Qeveria e re duhet të punojë ngushtë me Administratën Amerikane. Në rast se ka pika që kërkojnë më shumë preokupim, qeveritë duhet të gjejnë mënyra se si t’i menaxhojnë ato në mënyrën më të mirë të mundshme duke i ikur çdo mundësi të konfrontimit ose mospajtimit me SHBA-të”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Avdi Smajlaj.
Analisti Visar Xhambazi thotë se Biden do ta ketë të vështirë të fokusohet në politikën e jashtme si shkak i problemeve të brendshme që janë krijuar atje.
“Mendojmë se duhet të shohim se çfarë do të ndodhë pasi Biden po trashëgon një Amerikë tejet të ndarë dhe të thelluar në një krizë të brendshme dhe mendojë se ai do ta ketë të vështirë të operojë në politikë të jashtme sepse pa pasur stabilitet të brendshëm në shtëpi, preket edhe politika e jashtme”, deklaroi Visar Xhambazi.
Smajlaj thotë se fitorja e Biden është më shumë një fitore për botën.
“Është më shumë një fitore për demokracitë botërore se sa për Amerikën sepse demokracitë botërore më shumë kanë nevojë për SHBA-në si avokuese e demokracisë në botë”.
Inaugurimi i Joe Biden është përcjellë nga forca të shtuara të sigurisë për shkak të paralajmërimeve për protesta të dhunshme.
Liverpooli synon ta transferojë senzacionin e Brightonin kët...
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...