Kuvendi i Kosovës me shumicë votash dje e ka miratuar Projektligjin për Presidentin, i cili parasheh privilegje të përjetshme për të parin e shtetit. “Vetëvendosja” ishte kundër.
Seanca e djeshme e Kuvendit të Kosovës ka nisur me rastin e arrestimit dhe të deportimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova, ndonëse do të duhej të diskutoheshin pika të tjera të rendit deputetja e lëvizjes “Vetëvendosje” Albulena Haxhiu ka kërkuar në seancë që urgjentisht të futet në rend të ditës një pikë ku do të diskutohet për deportimin e gjashtë shtetasve turq, pesë drejtues të institucioneve shkollore “Gulistan” dhe një mjek në Spitalin Amerikan në Prishtinë, por kjo kërkesë nuk u përkrah nga deputetët, shkruan gazeta Zëri.
Menjëherë pas votimit për këtë çështje Kuvendi vazhdoi me pikat e tjera. Në rend të ditës ishin votimi i rekomandimeve nga interpelanca e kryeministrit Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupi Parlamentar të lëvizjes “Vetëvendosje” lidhur me vdekjen e dhunshme të aktivistit të LVV-së, Astrit Dehari; votimi në parim i Projekt-Rregullores së Kuvendit; shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Presidentin e Kosovës, etj.
Ndërsa pjesa e dytë e seancës kishte në rend dite shqyrtimin e dytë të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Prokurorin e Shtetit, shqyrtimi i dytë i Projektligjit mbi Kontrollin e Brendshëm të Financave Publike; shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Pajisjet nën Presion./ Zëri/
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë
Vrasja e dyfishtë në Gjakovë, ngritet aktakuzë ndaj dy të dy...