Google ADS

Presidenti Begaj dekreton Taulant Ballën si Ministër të Brendshëm

15:21 | 10 Korrik 2023
Arbresh

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka dekretuar në pozitën e Ministrit të Brendshëm, Taulant Ballën.

Balla është vendosur në vend të Bledi Çuçit, i cili është shkarkuar nga Edi Rama, mbrëmjen e të shtunës.

Balla fillimisht duhet të votohet në seancën plenare si Ministër e më pas të betohet te Presidenti Begaj.

Pasi të kaloj këto procedura, më datë në 23 Korrik, Balla pritet të jetë i ulur në karrigen e ministrit të Brendshëm në Kuvend./Euronews.al

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme