Presidenti Hashim Thaçi ka akuzuar partitë politike për mos unitet lidhur me çështjen e dialogut duke thënë se Kuvendi mbylli sesionin me deklarata të gjata të tyre për dialogun.
“Deklarata të zjarrta e të gjata që nuk dhanë përfundime. Në fund debati përfundoj pa asnjë rezolutë lidhur me këtë proces. Dallimet politike dhe paaftësia për të ndërtuar koncensusin e gjerë janë për keqardhje. Por ende shpresoj tek mençuria dhe guximi i liderëve të partive politike për t’u bashkuar në qëllimin tonë të përbashkët . Ata që thonë se ky nuk është një proces i ngutshëm ndërsa nuk janë në dijeni për gjërat që janë duke ndodhur në arenën ndërkombëtare. Disa ende diskutojnë se a duhet të ndodh faza përfundimtare tani apo jo. Ata harrojnë faktin se kjo fazë ka dy muaj që ka filluar dhe janë mbajtur dy takime. Takimi i radhës do të mbahet në shtator dhe do të rritet dinamika e takimeve.”, ka thënë ai.
Thaçi ka vënë në pikëpyetje edhe punën e partive politike.
“Se a po punojnë partitë politike për qytetarët e vendit këtë e dëshmojnë qytetarët. Ego personale,grupore, politike ka bërë që të vonohemi për shumë procese si themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës. Sikur të kishin organizimin e duhur askush nuk do të mund të pengonte këtë. Sikur të shprehej kjo e drejt përmes qytetarëve të Kosovës jam i bindur që do të themeloheshin dhe sot Kosova do të ishte e gatshme të anëtarësohej në NATO. Sikur qytetarët e Kosovës të kishin të drejtën të deklaroheshin me referendum edhe për demarkacionin me Malin e Zi nuk do të ndodhnin të gjitha ato gjëra që ndodhën dhe qytetarët do të lëviznin lirshëm. Askush nuk do të pengonte këto procese për interesa të tyre. Për këtë ju kërkoj të jemi sa më bashkëpunues në këtë proces, kërkoj unitet të partive politike jo për vete sepse unë asnjëherë nuk i kam ikur përgjegjësive të mija por për të mbrojtur integritetin shtetëror”, ka thënë ai.
Thaçi ka theksuar se idetë për ndarje ose shkëmbim nuk janë të tij.
“Këto nuk janë në parimet e mija. Mendimet e Beogradit ose të grupeve të caktuara nuk janë opsione të mija. Unë m,arr përgjegjësi në emër të vendit tim të qytetarëve të mi duke respektuar Kushtetutën dhe ligjet”, ka theksuar ai./Arbresh.info.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...