Zyra e Presidencës së Republikës së Kosovës ka dhënë qëndrimin e saj rreth mundësisë së sigurimit të një garancie ndaj Dhomave të Specializuara në Hagë për mbrojtjen në liri të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Të pyetur nëse Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani do të garantonte për mbrojtjen në liri të Hashim Thaçi dhe të tjerëve, Këshilltari për Media në zyrën e Presidencës, Bekim Kupina për arbresh.info thotë se gjykata në asnjë pjesë të vendimit nuk e kanë cekur garancinë nga shteti i Kosovës.
“Gjykata në asnjë pjesë të vendimit të saj nuk thotë se do të lejojë një garanci nga shteti i Kosovës. Ju me gjasë po i referoheni mendimit të ndarë të gjyqtarit Ambos, mendim i cili nuk është pjesë e vendimit të Gjykatës”, thotë Kupina.
Sipas tij, në vendimin e gjyqtarit Kai Ambos sigurimi i një garancie i referohet një shtetit të tretë, e që në këtë rast nuk është Kosova, shkruan arbresh.info.
“ Çështja e garancës është përmendur në mendimin e ndarë të njërit prej gjyqtarëve (Kai Ambos), por nuk është pranuar si opsion nga Paneli i Apelit të Dhomave të Specializuara. Për më tepër, në mendimin e ndarë, gjyqtari Kai Ambos qartë i referohet shtetit të tretë. Republika e Kosovës, me asnjë interpretim, nuk mund të konsiderohet shtet i tretë, sepse gjykata funksionon nën juridiksionin e Republikës së Kosovës. E njëjta është themeluar nga vetë Kuvendi i Kosovës si dhe vepron në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës”, thotë Kupina për arbresh.info.
Ndryshe, Gjykata e Apelit në Dhomat e Specializuara të Kosovës ka publikuar vendimet refuzuese në lidhje me aplikimet e ish-presidentit, Hashim Thaçit, ish-kreut të PDK-së, Kadri Veseli dhe ish-deputetit të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi për lirim me kusht apo të përkohshëm.
Megjithatë, paneli i kësaj gjykate ka lënë një mundësi të hapur.
Paneli i Gjykatës së Apelit në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë shprehur qëndrimin se ekzistenca e një Shteti të Tretë mund të shihet si “ofertë” vendimtare brenda kornizës së lirimit me kusht, shkruan arbresh.info.
“Një ofertë e tillë mund të jetë më precize dhe konkrete në rastet e ardhshme dhe, duke ndjekur ato logjika e argumentit të Panelit, atëherë mund të jetë një argument i fortë në favor të lirimit me kusht. Sigurisht, vendimi konkret është gjithmonë specifik për çështje dhe oferta e Shtetit të Tretë në asnjë mënyrë nuk e garanton atë se do të jepet lirimi me kusht. Këtu, përsëri, unë vetëm dua të ngre ndërgjegjësimin, domethënë se një ofertë e tillë, nëse bëhet konkretisht dhe mbështetet nga garancitë, përfshirë nga Shteti i Tretë përkatës, mund të zhvendosë ekuilibër në favor të lirimit me kusht dhe për këtë arsye duhet të konsiderohetserioyisht nga gjyqtari i procedurës paraprake ose kolegji kompetent”, thuhet në vendimin e Dhomës së Apelit të nënshkruar nga gjyqtari Judge Kai Ambos, në lidhje me apelimin për lirimin me kusht të ish-presidentit, Hashim Thaçi./arbresh.info/
LEXO EDHE
Milanoviq: Nuk mund të ofroj garanci për Thaçin – Arbresh.info
Si t’i manifestojmë gjërat pozitive në jetë?
Në këto vende është e ndaluar të vozitësh me xhaketë apo pal...
Pritet rritje e madhe e shitjeve të veturave elektrike
Ky lajm do t’i gëzojë fansat e PlayStation
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, k...
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim