Google ADS

Presidenca reagon për referendumin: Përkundër kërcënimeve nga Serbia, në Kosovë ishte ditë e qetë

21:30 | 16 Janar 2022
A. B.

Shefi i kabinetit të Presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela, ka reaguar pas përfundimit të referendumit të Serbisë.

Ai ka thënë se përkundër kërcënimeve nga Serbia, në Kosovë ishte një ditë e qetë. Vela shton se Kosova mbajti qëndrim parimor dhe kështu, kontribuoi në stabilitetin rajonal.

“Përkundër kërcënimeve nga Serbia, ishte një ditë e qetë në Kosovë. Strukturat ilegale të Serbisë nuk arritën ta mbajnë referendumin. Kosova mbajti një qëndrim parimor që ruan paqen dhe stabilitetin rajonal duke ruajtur sovranitetin dhe integritetin e saj territorial”, shkroi ai.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme, Serbia ka mbajtur referendumin për ndryshimet kushtetuese. Plani parësor ishte që ky referendum të mbahej edhe në territorin e Republikës së Kosovës.

Kuvendi i Kosovës me anë të një rezolute mbajtjen e këtij referendumi arriti që ta ndalojë edhe në territorin e vendit.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme