Google ADS

Presidenca për shkarkimin e Metës: Asnjë surprizë nga tregtari i kufijve Shqipërisë e Kosovës

15:40 | 9 Qershor 2021
Përparim Bublaku

Zëdhënësi i Presidencës në Shqipëri, Tedi Blushi, ka reaguar pas vendimit të Kuvendit për shkarkimin e Presidentit.

Ai përmes një psotimi në Facebook, thënë se ky institucion nuk është i shqetësuar për vendimin e Parlamentit për shkarkimin e Ilir Metës nga posti i presidentit.

Blushi ka thënë se ky vendim ka ardhur nga “tregtari i kufijve të Shqipërisë dhe të Kosovës” duke aluduar në kryeministrin Edi Rama i cili edhe në të kaluarën ishte akuzuar nga liderë politikë në Shqipëri e Kosovë se ka qenë pjesë e diskutimeve për shkëmbim territoresh si zgjidhje për dialogun Kosovë-Serbi.

“Zero shqetësim nga vendimi antikushtetues dhe qesharak i landfillit parlamentar monist, që do të hyjë si rast studimor në historinë botërore të parlamentarizmit, se si një Kuvend pa opozitë, që edhe pse është shkarkuar me votë nga populli, voton për shkarkimin e një institucioni tjetër! Asnjë surprizë nga tregtari i kufijve të Shqipërisë dhe të Kosovës, partnerët dhe vasalët e oligarkëve, mafia e inceneratorëve, grabitësit e votave, parave dhe të pronave të shqiptarëve, përfshi edhe torollakët e dobishëm, që nuk bënë gjë tjetër sot, veçse plotësuan edhe hapin e fundit të krimit të rëndë zgjedhor të 25 prillit. Të paktën veç pensionit të përjetshëm, i siguruat edhe për këtë vit një palë pushime qyl! Bravo ju qoftë, që nuk dolët pa gjë nga kjo shëmti! Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta është më i motivuar se kurrë për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit të Shqipërisë nga çdo përpjekje e tradhëtarëve, bashkëpunëtorëve dhe tutorëve të tyre, që punojnë prej vitesh kundër vendit tonë, shqiptarëve dhe interesit kombëtar”, ka thënë Blushi.

Të mërkurën, Parlamenti votoi me 104 vota pro për shkarkimin e Metës. Tash vendimi shkon në Gjykatën Kushtetuese e cila nëse konstaton se Meta ka shkelur Kushtetutën, ai do të shkarkohet./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme