Gabimisht u lëshua përsëri një komunikatë nga Presidenca e vendit rreth Speciales.
E njëjta komunikatë është e datës 25 korrik dhe lidhur me këtë ka reaguar Agjencia e Shoqërisë së Informacionit, ku kanë bërë të ditur se kjo ripërsëritje erdhi si pasojë e një problemi teknik, raporton Arbresh.info.
“Ju njoftojmë se e-maili të cilin e keni pranuar sot, më datë 12.10.2020: “Deklaratë për media e Presidentit të Republikës së Kosovës”, e lëshuar për media më 25 shtator 2020, është ripërsëritje e paqëllimshme. Kjo ka ardhur si pasojë e një problemi teknik të postës elektronike zyrtare, që menaxhohet nga ASHI. Duke shpresuar në mirëkuptim tuaj, kërkojmë që ta injoroni e-mailin e pranuar dhe të njëjtin të mos e publikoni” thuhet në komunikatë.
Ky ishte lajmi që u lëshua gabimisht nga zyra e Presidenti të Kosovës, Hashim Thaçit./Arbresh.info/
Llapi befason Dritën në Gjilan, merr avantazhin në pjesën e ...
Fillojnë punimet për modernizimin dhe përmirësimin e sistemi...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...