Presidenca “luftoi” për ta mbajtur festivalin Sunny Hill në Prishtinë

00:00 | 15 Qershor 2022
Trina Galanxhi

Donjeta Miftari, këshilltare e shefes së shtetit, Vjosa Osmani, thotë se zyra e presidentes “luftoi” për ta mbajtur festivalin ‘Sunny Hill’ në Prishtinë, meqë sipas saj, rinia jonë pret dhe meriton më mirë.

Më anë të një cicërime në Twitter, Miftari shprehet se Dua Lipa është ambasadorja e Kosovës në botë, ndërsa festivali Sunny Hill e vendos Kosovën në hartë, dhe kjo, sipas saj, është një mundësi e jashtëzakonshme për ta promovuar vendin tonë.

“Zyra jonë luftoi për ta mbajtur atë në PR – rinia jonë pret dhe meriton më mirë. Duhet gjetur një zgjidhje për ta kthyer festivalin aty ku e ka vendin!”, shkroi mes tjerash Miftari.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme