Google ADS

Presidenca kërkon penalizimin e Vuçiqit: Nuk po e zbaton marrëveshjen

21:58 | 21 Mars 2023
E.H

Shefi stafit në kabinetin e Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, Blerim Vela ka thënë se Serbia duhet të penalizohet.

Kjo për faktin se, siç thotë ai përmes rrjetit social Twitter, presidenti i saj, Aleksandar Vuçiq ka thënë se nuk do të pranojë anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe në organizatat e institucionet e tij.

“Edhe pse Vuçiqi u zotua të zbatojë obligimet nga marrëveshja me Kosovën, përfshirë anëtarësimin në ndonjë organ ndërkombëtar (neni 4), ai vepron me keqbesim dhe thotë se Serbia nuk do të pranojë anëtarësimin e Kosovës në OKB, institucionet, agjencitë dhe organizatat e saj! Një shkelje që do të duhej të penalizohej”, shkroi Vela.

Kujtojmë se më 18 mars në Ohër, Kosova dhe Serbia u pajtuan për ta zbatuar aneksin për zbatimin e propozimit evropian./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme