Google ADS

Presidenca i reagon Musliut: Në mungese të ideve politike, ajo përdorë gjuhë denigruese dhe seksiste

15:05 | 15 Dhjetor 2022
E.H

Shefi i stafit të Presidentes së Kosovës, Blerim Vela, ka reaguar ndaj deklaratës së deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu lidhur me peshën e presidentes, Vjosa Osmani.

Vela përmes një postimi në Twitter ka kërkuar që PDK të distancohet nga gjuha e Musliut kundrejt presidentes Osmani.

Në të kundërtën, ai thotë se heshtja e tyre do të thotë miratim.

“E neveritshme dhe e turpshme deklarata e deputetes Musliu. Ne mungese te ideve politike, ajo perdore gjuhe denigruese dhe seksiste. Nese PDK e grupi i saj parlamentar pretendojne se jane reformuar duhet te distancohet nga kjo gjuhe. Perndryshe heshtja e tyre nenkupton miratim, ka shkruar Vela.

Kujtojmë se sot deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka deklaruar se presidentia do të mbahet mend vetëm si inatçore dhe se ka hy në presidencë me 100 kilogramë e do të dal me 50.

Deklarata e saj ka ngjallur reagime të shumëta./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme