Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi.
Pas pranimit të kërkesës së kryekuvendarit për zëvendësimin e deputetëve serbë të dorëhequr,Osmani ka kërkuar nga KQZ-ja rekomandimin e emrave për zëvendësimin e deputetëve të Listës Serbe.
Kjo u konfirmua për arbresh.info nga këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina.
“Zyra e Presidentes ka pranuar kërkesën e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, z.Glauk Konjufca për zëvendësimin e deputetëve të dorëhequr të Listës Serbe. Pas pranimit të kërkesës, Presidentja i është drejtuar KQZ-së për të pranuar rekomandimet e emrave për zëvendësimin e deputetëve të dorëhequr “, tha Kupina.
Lista Serbe, më 5 nëntor, bëri të ditur se zyrtarët serbë do të largohen nga të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës.
Dorëheqje nga pozitat e tyre dhanë edhe kryetarët e komunave veriore të Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit./arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...