Portali Magazina.al ka njoftuar se familja Geci e Llaushës e ka penguar sot Presidentin Hashim Thaçi që të kryej një vizitë në një shkollë të këtij fshati. Por, në Presidencë e kanë mohuar se Presidenti i vendit ka qenë atje.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka planifikuar që në kuadër të vizitave nëpër shkollat e Kosovës, ta bej një ndalesë edhe në fshatin Llaushë.
Por, vizita e tij bërë shkollës që mban emrin e mësuesit dëshmor “Halit Geci” është penguar.
Magazina.al merr vesh se familjarë të ish deputetit Gani Geci, kanë penguar aktivitetin e presidentit, për çka eskorta e tij nuk është ndalur dhe ka vazhduar rrugën për Turiqefc.
Ky portal njofton se plani për ta penguar vizitën e Thaçit në shkollën fillore të Llaushës së Skenderaj, është bërë qysh mbrëmë.
Vëllezërit Geci, sipas burimeve, nuk kishin planifikuar ta pengonin por thjeshtë kishin dashur që të jenë pjesë e kësaj ngjarje, madje duke dashur të mbanin edhe fjalim.
Meqë ajo nuk u është lejuar është krijuar një situatë në shkollë ku ka sjellë shqetësim edhe tek nxënësit. Për një moment ata janë mbyllur brenda objektit të shkollë.
Prindërit kanë raportuar se fëmijët e tyre janë kthyer në shtëpi të trishtuar nga skenat që kanë parë. Ndërkohë të kontaktuar nga stafi i Presidencës kanë mohuar të kenë qenë në Llaushë.
Ata madje nuk kanë qenë të njoftuar se diçka e tillë ka ndodhur në shkollën “Halit Geci”.
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...
Kauza e bashkimit kombëtar nuk ishte një qëllim, por një mje...
Konjufca pret në takim një delegacion nga Azia Jugore, disku...
Regjimenti i Mjekësisë së FSK-së, merr pjesë në një ushtrim ...
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...