Përfaqësuesit e institucioneve kryesore të vendit shpesh herë pranojnë edhe dhurata.
E këto dhurata nëse e kalojnë vlerën mbi 50 euro, ato i deklarojnë në Agjensionin Kundër Korrupsionit. E, institucioni që ka pranuar më së shumti dhurata, është Presidenca.
Një orë është vetëm njëra nga dhuratat marramendëse që iu ofrua ish-presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga.
Të tilla të ngjashme ka shumë.
Por jo të gjithë i refuzojnë ato.
E tëra që duhet të bëjnë zyrtarët shtetëror është se çdo dhuratë që arrin vlerën mbi 50 euro të deklarohet në Agjensionin Kundër Korrupsionit.
Deklarimi i tyre po bëhet tash e sa vite, e një gjë e tillë është e obligueshme.
Dhuratat që pranojnë krerët e institucioneve nuk janë të pakta.
Të ndara në protokollare dhe të rastit, numri i tyre në vitin 2017 arriti në 126, në gjithsej 11 institucione.
Presidenca kryeson këtë listë, me gjithsej 20 dhurata, 3 prej tyre të rastit.
Kuvendi ka pranuar 16, 15 prej tyre protokollare.
Ndërsa, zyra e kryeministrit vitin e fundit ka marrë 14.
E të tilla nuk kanë munguar as te ministritë.
Më së shumti ka marrë ministria e financave, 9’të protokollare.
E pas saj, Ministria e Punëve të Jashtme, me 2 të njëjta.
Një dhuratë e rastit sipas të dhënave të Agjencisë Kundër Korrupsionit iu është dhënë edhe prokurorisë së shtetit.
Të gjitha dhuratat që pranohen nga personat zyrtarë, duhet të regjistrohen së bashku me vlerën e tyre.
Pasi që personi që ka pranuar atë dhuratë bën kërkesë, mbetet në dorë të agjencisë që të vendosë që të lejojë apo jo që ajo të merret.
E për t’i pranuar ato duhet të ekzistojnë arsye bindëse se ajo është dhënë për qëllime personale dhe nuk ndikon në kryerje të detyrës.
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë
Vazhdon fushata globale `16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës...
Manchester United përgatit për një ofertë për 60 milionë eur...
Haradinaj mban sot konferencë për media