Presidenca e Kosovës ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit të jashtëm rus, Sergei Lavrov i cili deklaroi se Rusia e mbështet iniciativën e “Ballkanit të Hapur”, e cila është nismë e Beogradit.
Blerim Vela, shef i stafit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në një postim në Twitter ka thënë se Lavrov e sheh nismën e “Ballkanit të Hapur” si një instrument për promovimin e hegjemonisë rajonale nga Rusia dhe Serbia.
“Ministri i Jashtëm i Rusisë, Lavrov konfirmon hapur lidhjen në mes synimeve hegjemoniste të Rusisë në Ukrainë dhe synimeve hegjemoniste të Serbisë ndaj Kosovës. Për më tepër, Lavrov e sheh nismën e Ballkanit të Hapur si një instrument për promovimin e hegjemonisë rajonale nga Rusia dhe Serbia dhe për të prishur integrimin në BE dhe NATO”, ka shkruar Vela.
❗️#Russia’s MFA Lavrov openly confirms the link between Russia’s hegemonic goals in #Ukraine to #Serbia’s hegemonic goals towards #Kosovo.
Moreover, Lavrov sees Open Balkan initiative as an instrument for promoting regional hegemony by RUS & SEB, and derail EU/NATO integration. pic.twitter.com/f3Pv2Pdu33
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) June 7, 2022
Ndaj kësaj deklarate ka reaguar edhe kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi.
Abazi tha se meqenëse Lavrov e mbështetë “Ballkanin e Hapur”, ndërkohë që shkatërron Ukrainën, a do të thotë kjo se kushdo që mbështet këtë nismë e mbështetë po ashtu edhe shkatërrimin e Ukrainës.
Ndryshe Lavrov u shpreh se “udhëheqësit e Brukselit nuk donin të konfirmonin qëndrimin e Rusisë për Kosovën dhe BeH, për të shprehur mbështetjen për nismën e Beogradit për Ballkanin e Hapur dhe për të diskutuar interesat për përmirësimin e marrëdhënieve midis vendeve të rajonit”. /arbresh.info/
Konjufca: Kjo seancë duhet të shihet që Kosova dhe Shqipëria...
Nis seanca e përbashkët plenare mes Kuvendit të Kosovës dhe ...
Llapi-Dukagjini, duel për t’i ikur fundit ta tabelës
Shaip Kamberi merr pjesë në seancën e përbashkët mes Kosovës...
Gjithçka gati për seancën e përbashkët mes Kosovës dhe Shqip...
Edi Rama arrin në Kuvendin e Kosovës