11 qershori 2021 për Shqipërinë ishte një datë historike. Vendi ynë u pranua si anëtare e përkohshme në Këshillin e Sigurimit të OKB-s.
Një vit më pas, pikërisht në 1 Qershor 2022, për 30 ditë Shqipëria do të mbajë presidencën e Këshillit.
Në New York në marrjen e stafetës të drejtimit Këshillit të Sigurimit do të jetë kryeministri Edi Rama dhe ministria e punëve të jashtme Olta Xhacka.
Një tjetër datë historike për vendin tonë që në këto 12 muaj si anëtare e këshillit ka ngritur zërin e argumentit fuqishëm kundra brutaliteteve ruse në Ukrainë.
Paçka se një vend i vogël, Shqipëria në Këshill ka treguar vendosmëri përkrah SHBA në udhëheqjen e këshillin me disa rezoluta për Ukrainën.
Ferit Hoxha ambasador i Shqipërisë në OKB tregon përgjegjësinë e madhe natyrshëm dhe privilegjin e marrjes të presidencës të Këshillit të Sigurimit nga vendi jonë.
Olta Xhaçka shefja e diplomacinë Shqiptare thotë se me marrjen e presidencës të këshillit Shqipëria do të jetë pararojë e përpjekjeve diplomatike për të izoluar Rusinë
Shqipëria u pranua anëtare e OKB në 14 dhjetor 1955 dhe pas 66 vitesh anëtarësie, u votua për herë të parë për të qenë anëtare në Këshillin e Sigurimit. Ky Këshill përbëhet nga 15 anëtarë, ku SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Rusia dhe Kina janë 5 anëtare të përhershme kurse 10 vendet e tjera anëtare janë me një mandat dy vjeçar./TCH/
Jaha: Më 9 shkurt LDK-ja do të rikthehet si partia e parë në...
Katër vitamina dhe minerale të nevojshme për çdo shqiptar
“E di që do të na mungoj”, Arioni flet i përlotur pas largim...
Francë/ Teleferiku përplas stacionin e mbërritjes, 8 persona...
Gresa, Sara dhe Ana hamendësojnë për arsyen e daljes së Dian...
Kura kundër kolesterolit dhe dhimbjes së kyçeve, ja si ta pë...