Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka marr pjesë në ecjen tradicionale kushtuar kancerit të gjirit.
Osmani para të pranishmëve në sheshin “Ibrahim Rugova” tha se Presidenca për të tretin vit radhazi ka shpërndarë pako onkologjike për gratë e prekura me kancerin e gjirit, raporton Arbresh.info
Ajo ka shprehur mbështetjen dhe përkushtimin për luftën e vështir, por që duhet përballur dhe fituar së bashku.
“Prandaj edhe për të tretin vit radhazi Presidenca, së bashku me organizatën “JETA/VITA”, kanë dhurua pako onkologjike për gratë e prekura nga kanceri i gjirit. Kurse Ministria e Shëndetësisë ka udhëhequr përpjekjet për veprime konkrete dhe përmirësimet në repartin e Onkologjisë”, tha presidentja Osmani.
Tutje, ajo paralajmëroi se në buxhetin e ardhshëm të miratohen të gjitha kërkesat për barna shtesë që i ka pikërisht kjo onkologji që të lehtësohet kjo betejë e pacientëve.
“Ky marshim është dedikim për gratë stoike të mbijetuara, por edhe shenjë kujtimi për të gjitha ato që i kemi humbur dhe mbështetjen e atyre që ende përballen me këtë sfidë. Hapat që po bëjmë sot dëshmojnë fuqinë e mobilizimit kundër kësaj të keqeje, por edhe shpresën për një të ardhëm kur kanceri nuk përbën më kërcënim për jetët tona”, tha, mes tjerash, Osmani.
I pranishëm në këtë marsh ishte edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti./Arbresh.info
“Mashtruese”, debat i ashpër mes Xhenetës dhe Sarës
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në ...
Kina thotë se SHBA-ja po “luan me zjarrin”, për shkak të mbë...
Rohde falënderon Kosovën për mbështetjen pas sulmit në Gjerm...
Festat e fundvitit, fluks i shtuar i udhëtarëve në Kakavijë
Pritje mbi një orë e gjysmë te Dheu i Bardhë për të hyrë në ...