Presidenca deklarohet për dialogun, nuk varemi nga agjenda e Serbisë

18:23 | 18 Tetor 2017
M. A.

Më 1 shkurt u mbajt raundi i fundit i bisedimeve për normalizim të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Ishte 31 gushti që bëri bashkë për herë të fundit në Bruksel presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe atë të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, me ndërmjetësim të përfaqësuese së lartë të BE-së, Federica Mogherini.

Qëllimi i këtij takimi ishte shkëmbimi i mendimeve lidhur me vazhdimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, me një fokus në përgatitjen e fillimit të një faze të re të dialogut, për të cilën u dakorduan dy presidentët në korrik.

Tash e pothuajse nëntë muaj nga shkurti, delegacioni i Serbisë ka nisur përgatitjet e para për fazën e re të dialogut.

Serbia ka paralajmëruar se pas zgjedhjeve lokale të 22 tetorit ose më së largu deri në fund të muajit, grupi punues për mbështetjen e dialogut të Brendshëm mbi Kosovën do të mbaj takimin e parë.

Sipas raportimeve të medieve serbe, pas këtij takimi do të dihet se kur dialogu do të filloj formalisht dhe kujt do t’i bëhen thirrjet e para për konsultime.

Për dallim nga Serbia, në Presidencë të Kosovës nuk po flitet për një hap të tillë.

Bekim Çollaku, shef i stafit të presidentit Hashim Thaçi ka thënë për Indeksonline se Kosova nuk ka asgjë të përbashkët me veprimet e Serbisë.

“Platforma e Republikës së Kosovës për dialog me Serbinë, duke përfshirë strategjinë dhe taktikat dialoguese nuk ka asgjë të përbashkët me veprimet që bënë Serbia”, ka thënë Çollaku.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme