Blerim Vela, shefi i Stafit në Kabinetin e Presidentes të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se javën e kaluar Policia e Serbisë ndaloi dhe intervistoi dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës, teksa po kalonin transit në kufi.
Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Vela shtoi se kjo është dëshmi e veprimeve të paligjshme të Serbisë.
“Javën e kaluar, policia e Serbisë dhe BIA ndaluan/intervistuan dy pjestarë të Policisë së Kosovës në kufi, teksa po kalonin transit. Kjo është dëshmi e veprimeve të paligjshme të Serbisë që pengojnë lirinë e lëvizjes. Në vend që të bashkojë forcat me Kosovën për të luftuar krimin ndërkufitar, Serbia e bën të kundërtën!”, shkruan Vela./Arbresh.info/
Last week, Serbia’s police & BIA stopped/interviewed 2 Kosovo
Police officers at the border as they were transiting.This is evidence of SRB’s illegal actions that hinders freedom of movement.
Instead of joining forces with 🇽🇰 to fight cross-border crime, SRB does the opposite!
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) May 1, 2023
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç